Loja ime e preferuar
Materialet dhe mjetet: Lodër e preferuar, fletë e bardhë, ngjitës, laps ose fotografi të cilat fëmija i ka bërë duke luajtur me lodrat e tij/saj.
Zhvillimi i aktivitetit: Faqja e librit sot u dedikohet kujtimeve të fëmijës duke luajtur. Fëmija mund të zgjedhë fotografi të ndryshme ku ka qenë duke luajtur dhe t’i ngjisë në faqen e tij/saj të katërt të librit. Në mungesë të tyre, fëmija vizaton lojërat e tij/saj të preferuara, ose mund ta vizatojë veten dhe shokët e shoqet duke luajtur lojëra të ndryshme. Në fund të faqes duhet të vendosë se cila është loja e tij/saj e preferuar.
Do të ishte e preferuar që në realizimin e kësaj faqe fëmija të përdorë materiale që i gjenden në shtëpi, p.sh. ta zbukurojë me oriz, fasule etj. Gjithashtu, fëmija mund të përdorë fije peri me ngjyra të ndryshme për ta bërë faqen sa më atraktive.