Shoku im më i mirë/shoqja ime më e mirë
Materialet e nevojshme: Lapsa me ngjyra ose ngjyra uji, pjatë letre, në mungesë të saj mund të pritet një karton me masën e një pjate të vogël, një fjongo ose mund të zëvendësohet me një shirit letre, ngjitës dhe materiale të tjera që mund t’i zgjedhë vetë fëmija.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot në fletën e re të librit do të vizatojmë shokun apo shoqen më të mirë. Fëmija mund të zgjedhë të vizatojë edhe dy, një shok edhe një shoqe.
Fëmija gjithashtu mund t’i përgatisë sipas modelit të dhënë në figurë dhe t’i ngjisë në fletën e librit.
Inkurajojeni fëmijën që t’ju tregojë:
- Si duket ai/ajo – 3 tipare
- Çfarë gjërash i pëlqejnë – katër gjëra
- Çfarë kujtimesh të bukura ka me këtë person – 1 kujtim
- Dy-tri situata/ngjarje kur është gëzuar apo kur ka qeshur fort me këtë person.
Ai/ajo mund ta bëjë një mesazh në mënyrën e tij/saj për personin e preferuar.