Pinguini shishe
Materialet dhe mjetet: shishe plastike të vogla me kapak të zi, kripë ose sheqer, pambuk ose miell, marker, letër.
Zhvillimi i aktivitetit: Lodrat që lëshojnë tinguj e që lëvizin janë shumë interesante për fëmijët e vegjël dhe stimulojnë zhvillimin shqisor.
Ju prindër të dashur, sot përgatisni një pinguin shishe me ndihmën e fëmijës. Në një shishe të vogël plastike hidhni çfarëdo materiali të bardhë që keni në shtëpi, duke u siguruar që shishja të mos bëhet shumë e rëndë për duart e fëmijës suaj. Më pas në kapakun e zi të shishes vendosni sytë dhe gojën e pinguinit, ndërsa shallin e tij mund të bëni me letra me ngjyrë apo me një material më të butë. Nëse fëmija është i/e vogël, bëjeni pinguinin me karton [sikurse në foto].
Jepjani fëmijës pinguinin dhe kënaquni duke e parë fëmijën se si e tundë dhe i dëgjon tingujt, si e hedhë, e zhvendosë, dhe luan me të, etj. Mos u shqetësoni edhe nëse e godet veten me pinguinin shishe apo letër. Lejojeni të manipulojë e të përpiqet ta kontrollojë lojën dhe lodrën.
Ju mund t’i ofroni fëmijës çfarë lodre tjetër që është me ngjyra dhe që lëkundet apo rrotullohet.