Cilët janë faktorët që prekin zhvillimin në fëmijërinë e hershme?
Foshnjat mësojnë shumë shpejt që nga momenti i lindjes. Ata rriten dhe mësojnë shumë më mirë kur personat përgjegjës për kujdesin ndaj foshnjës si prindërit apo kujdestarët u japin atyre dashuri, kujdes dhe stimuli. Kjo i ndihmon foshnjat që të zhvillojnë ndjenjën e besimit dhe të sigurisë e cila kthehet në besim kur ata rriten.
Fëmijët mësojnë shumë shpejt kur ata ndjejnë dashuri dhe siguri dhe kur ata luajnë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes ose me njerëz që janë afër tyre. Mendja e fëmijës zhvillohet me shpejtësi kur ata bisedojnë me të, këndojnë me të dhe për të, lexojnë për të, e përqafojnë atë; kur ata shohin dhe dëgjojnë fytyra dhe zëra të njohur dhe kur ata të kanë mundësinë për të luajtur dhe mbajtur në dorë objekte të ndryshme. Edhe kur fëmijët nuk janë akoma në gjendje që të kuptojnë fjalët ose edhe kur fëmija ka aftësi të kufizuara, prindërit dhe kujdestarët duhet që t’u flasin, t’u këndojnë dhe lexojnë foshnjave dhe fëmijëve të tyre. Këto ndërveprime të hershme do të ndihmojnë në zhvillimin emocional, aftësitë sociale dhe gjuhësore dhe kapacitetet në mësim. Këto ndërveprime janë për mendjen ashtu siç është ushqimi për trupin.
Fëmijët të cilët ndjejnë dashuri dhe siguri zakonisht bëhen më të mirë më vonë në jetë dhe gjithashtu ata janë më të sigurt në vetvete, kanë vetëbesim dhe janë në gjendje për t’u përballuar më me lehtësi me sfidat e jetës. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme. Ata nuk duhen lënë mënjanë. Ata nuk duhet të lihen vetëm, jo vetëm sepse ata janë në rrezik për shkak të aksidenteve, por edhe sepse mungesa e ndërveprimit mund të vonojë jo vetëm zhvillimin e tyre mendor por edhe zhvillimin e tyre fizik. (Ju mund të gjeni informacion shtesë në modulet në ” Lidhja prind -fëmijë ” dhe ” Arti i prindërimit”).