Ushqyerja e mirë dhe kujdesi i duhur shëndetësor

Cilët janë faktorët që prekin zhvillimin në fëmijërinë e hershme?

Ushqyerja e mirë ka një rëndësi të madhe për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Dieta që nëna përdor gjatë shtatzanisë dhe tek fëmijët në vitet e para të jetës duhet të jetë e ushqyeshme dhe e larmishme. Ajo duhet që të përfshijë përbërësit ushqimore esenciale si p.sh proteinat dhe yndyrnat esenciale për të ndihmuar në rritjen e trupit dhe gjithashtu të pasura me energji, vitaminën A që t’i ndihmojë fëmijët që t’i rezistojnë sëmundjeve, prania e jodit ndihmon për të patur një zhvillim të shëndetshëm të trurit të fëmijës dhe i pasur me hekur për të mbrojtur aftësitë mendore dhe fizike të fëmijës.

Ushqyerja ekskluzive me qumësht gjiri, e detyrueshme për gjashtë muajt e parë të jetës, vazhdimi i ushqyerjes me qumësht gjiri deri në moshën dy vjeçare ose edhe më tej, po ashtu edhe koha e fillimit të ushqyerjes shtesë pas moshës gjashtë mujore janë të rëndësishme për të siguruar ushqyerje dhe kujdes shëndetësor optimal për fëmijët e vegjël.

Koha e ushqyerjes ofron gjithashtu një mundësi të rëndësishme për të siguruar stimuli emocional dhe dashuri për fëmijën.

Për të garantuar një ushqyerje të mirë dhe kujdesin e duhur shëndetësor punonjësit shëndetësorë që kryejnë vizita në shtëpi duhet që të informojnë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve rreth:

  1. Si të sigurohemi që fëmija merr përbërësit e duhur ushqimorë si hekuri dhe vitamina A?
  2. Si të parandalohet anemia dhe sëmundjet nga parazitozat tek fëmijët me moshë mbi gjashtë muaj?
  3. Cilat janë vaksinat e detyrueshme dhe kush është kalendari i vaksinimit?
  4. Pse është e rëndësishme që të parandalohen traumat?
  5.  Si të parandalohen ose trajtohen sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë?

Fëmijët të cilët mbarojnë kalendarin e vaksinimit në kohë, që janë ushqyer në mënyrën e duhur, që kanë marrë kujdesin e duhur shëndetësor afeksion dhe dashuri do të kenë një mundësi në rritje për të mbijetuar dhe rritur.

Ata janë në gjendje që të përqëndrohen në eksplorimin e vetes dhe të ambjentit, në të mësuarit dhe zhvillimin social, emocional, njohës, gjuhën dhe aftësitë motorike.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*