Çiftelia
Materialet dhe mjetet: instrumenti i çiftelisë, instrumente të ndryshme (instrumente të ndryshme në internet), këngë me çifteli në youtube etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën për instrumentin e çiftelisë nëse e keni në dispozicion (apo shikojeni në internet). Çfarë është kjo? Sa tela i ka? Të pëlqen ndonjë këngë që luhet me çifteli? Cila është ajo? Njeh ndonjë këngëtar/-e që këndon me çifteli?
Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e merr instrumentet e ndryshme dhe fëmija duhet të kthejë shpinën derisa prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e i bie çiftelisë (apo është duke kërkuar instrumentin e caktuar në internet). Pas disa pjesëve të luajtura prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e e pyet fëmijën se tingujt e cilit instrument ishin. Kështu mund të vazhdohet aq sa fëmija tregon interesim.
Sipas dëshirës mund të dëgjohet dhe këndohet kënga “Pran burimit dorë për dore”