Dora e madhe, dora e vogël
Ky aktivitet do ta ndihmojë fëmijën tuaj të mësojë rreth madhësive dhe krahasimit. Këtë aktivitet mund ta bëni edhe me këmbë.
Materialet: laps, gërshërë, ngjyra.
Secili anëtar i familjes e vendosë dorën e tij në letër. Ndihmojeni fëmijën tuaj të skicojë rreth duarve me laps, marker ose me gishtin e lyer në bojra. Pritini “duart” e vizatuara me gërshërë dhe fëmija le t’i emërtojë ato – cila është dora e kujt… Tregoni fëmijës tuaj se si t’i krahasojë madhësitë e duarve të familjes. A mund të gjejë se cila skicë i përket secilit anëtar të familjes? Lëreni fëmijën tuaj t’i zbukurojë duart me ngjyra të ndryshme.