Ndajmë mollët sipas ngjyrës

Materialet dhe mjetet: Mollë me ngjyra të ndryshme [mund të jenë edhe plastike], disa tasa, letra të vogla me ngjyra, etj.

Organizimi i aktivitetit:  Shkoni së bashku me fëmijën sot në treg për të blerë mollë. Nëse jetoni në fshat, ndihmojeni fëmijën t’i këpusë vetë mollët nga pema sot. Mollët e mbledhura ose të blera vendosini në tavolinë ose dysheme së bashku me disa tasa me ngjyrat e mollëve.  Kërkoni nga fëmija që t’i ndajë mollët sipas ngjyrës. Fëmija mund ta bëjë këtë disa herë.  Sipas dëshirës së fëmijës, lejojeni që ta ndajë me thikë [plastike] një mollë të kuqe dhe një mollë të gjelbër dhe hajini së bashku. Pyeteni fëmijën se ku ndryshojnë nga njëra-tjetra këto molla.

Ju mund edhe ta vendosni foton e mollëve sipër disa gotave në të cilat fëmija do të  hedhë letrat ose topthat e vogël sipas ngjyrës që ka secila gotë. Po ashtu ju mund t’i  prisni në disa pjesë foton e mollëve dhe t’i përzieni copëzat bashkë. Fëmija le të përpiqet që t’i formojë mollët e plota.

Sugjerim:

Nëse nuk mund të dilni sot për të blerë mollë, i gjithë aktiviteti mund të bëhet më kapakë të shisheve me ngyra të ndryshme. Kërkoni nga fëmija që të gjejë nëpër shtëpi ose jashtë gjëra që janë të njëjta dhe të ndryshme.