Të ngjyrosim me kubet e akullit
Kësaj radhe në mbajtësen e kubeve të akullit kërkoni nga fëmija të vendosi ujë dhe ngjyra tempero të ndryshme dhe një mbajtëse e cila do ti ndihmojë fëmijë më vonë që ti mbajë më lehtë.
Pasi vendosen në frigorifer për tu ngrirë, ato mund të shërbejnë për të vizatuar në sipërfaqe të ndryshme.
Sa më shumë e prek letrën fëmija me secilin prej kubete me ngjyra, aq më shumë akulli më pas do të lëshojë ngjyrë mbi letër dhe do të krijojë forma të ndryshme të artit.
Pasi është vera, ta shfrytëzojnë fëmijët dhe të ngjyrosin edhe duart edhe këmbët me këto kube të akullta të cilat janë shumë atraktive për ta. Ju prindër kujdesuni që të mos teprohet me qëndrimin e gjatë me akullin në duar e këmbë.