Topi në labirint
A jeni gati për të bërë një garë sot së bashku ?
Bashkë me fëmijën përgatitni labirintin:
-Në një pjesë të fortë si në tavolinë apo ndonjë dërrasë, apo në dysheme, sepse duhet të jetë platformë e rrafshët punohet labirinti – duke përdorur plastelinë për të bërë rrugën apo edhe pipa lëngjesh por të cilat duhet të kapen me ngjitës.
-Merrni një top të vogël pingpongu apo ndonjë top tjetër të vogël apo një balonë të fryrë pak, e cila mund të shtyhet lehtë.
Loja luhet me pip të lëngjeve. Vendoset topi në fillim të labirintit dhe shtyhet duke e fryrë me pip. Labirinti ndërtohet ashtu që në disa pjesë të ketë dy rrugë por njëra pa dalje, me qëllim që fëmija të përqendrohet në daljen e topit nga labirinti. Loja luhet sa dëshirohet apo edhe duke e ndërtuar labirintin më të ndërlikuar. Vendosni një çmim për fituesin.