1 Qershori – Festa ime
Për këtë aktivitet prindi fillimisht do të duhet t’i shpjegojë fëmijës historinë e 1 Qershorit.
Nëse prindi nuk është i familjarizuar me historinë e 1 Qershorit mund të kërkojë ndihmë nga edukatoret apo të afërm të tjerë. Ky aktivitet duhet të bëhet së bashku me fëmijën në mënyrë që të përfshijë sa më shumë ide të tij apo saj që të jetë e mundur në poster.
Prindi së bashku me fëmijën duhet të vendosin në poster se kur ata respektojnë Vetëveten: Familjen: Mjedisin.
Ky aktivitet organizohet në ditën e 1 Qershorit me qëllim që fëmijët të përcjellin sa më shumë mesazhe për të rriturit apo bashkëmoshatarët. Fëmija duhet të ndihet i/e lirë në organizimin e posterit. Mund të vizatojë apo mund të vendosë foto që përcjellin mesazh. Ose me ndihmën e prindit mund të shkruajë mesazhe. Për të krijuar posterin mund të përdoren edhe produkte nga mjedisi ku jeton fëmija. Fëmijës në këtë ditë mund t’i mësoni një këngë apo vjershë.