Unë jam kuzhinier/e
Fëmijët duhet të inkurajohen që të vëzhgojnë, të shohin, të nuhasin, të prekin dhe t’i shijojnë përbërësit para se të filloni t’i kombinoni ata.
Bëjuni pyetje fëmijëve p.sh. Çfarë forme ka ky përbërës? Çfarë ngjyre? Çfarë arome? Çfarë shije?
Sot do të gatuajmë gjevrek. Të pëlqejnë?
Kërkoni përbërësit nga fëmija derisa ju e lexoni listën e përbërësve. Na duhet miell, ujë, maje buke, kripë dhe një vezë.
Pastrohen duart dhe vendosen përbërësit e nevojshëm për gatim
Pasi të grumbullohen përbërësit e nevojshëm pyesni fëmijën se si duhet hedhur mielli, uji, maja e bukës, veza? A duhet t’i masim? Me çka e masim ujin? (me gotë) Po miellin? (me gotë apo me lugë), etj.
Gjevrek të butë
*një gotë me miell
*një çerek gote me ujë
*dy lugë (dhjetë mililitra) maje buke
*gjysmë luge (pesë mililitra) kripë
*një vezë