Në treg
Loja e tregut është shumë atraktive për fëmijët. Improvizoni një kënd ku mund të vendosen gjërat ushqimore. Së bashku me fëmijët i përgatisni disa monedha nga letra e thjeshtë apo kartoni. Tek secili ushqim vendoset edhe çmimi i produktit.
Fëmija vendos se cilin rol do ta luajë në fillim, rolin e shitësit/ses apo blerësit/ses. (Rolet ndërrohen)
– Mirëdita!
– Mirëdita! Urdhëroni!
-Dëshiroj të marr një kavanoz mjaltë…..
– Po, urdhëroni! Kushton 5 euro.
– Ja të hollat (5 euro).
Vazhdohet edhe me produktet e tjera që janë ekspozuar për shitje.
Lejoni fëmijën që ta gjejë sasinë e monedhave për çmimin e dhënë. Apo nëse ai/ajo ua jep 10 euro (nëse jeni në rolin e shitësit/ses) pyeteni sa euro duhet t’ua ktheni?
Blerësi i merr gjërat e blera dhe i vendos në një kënd ku do ta ketë dyqanin e vet.