Vizatoj veten
Për këtë lojë ju nevojitet një pasqyrë mesatarisht e madhe, marker me ngjyrë, ngjyra të ujit ose ngjyrë që përdoret për ushqime. Po ashtu ju duhet edhe një qese e bardhë, pastaj kapakë ose pulla me madhësi të ndryshme, fije me ngjyrë dhe ngjitës.
– Lejojeni fëmijën ta shikojë veten në pasqyrë dhe ta kopjojë veten me marker mbi të. Ju duhet të qëndroni pranë tyre gjatë vizatimit. Nxiteni fëmijën që t’ju tregojë se çfarë po vizaton. Kërkoni që të vizatojë sa më shumë detaje të vetes.
– Krijoni një qese sensorike brenda së cilës do t’i vendosni kapakët, pullat me madhësi të ndryshme, fijet me ngjyra dhe këtë qese ngjiteni me ngjitës në tavolinë, që të mos e nxjerrë ujin. Vizatoni mbi të trupin e njeriut dhe kërkoni nga fëmija që t’ia vendosë sytë, flokët, pullat e veshjes, etj.
– Po ashtu, ju mund ta vizatoni trupin e fëmijës në një letër të madhe apo edhe në dysheme dhe fëmija e ngjyros sipas dëshirës me ngjyra që pastrohen lehtë.