Festivali i zogjve
Çfarë janë këta?
Sa lloje të zogjve ke parë?
Si këndojnë zogjtë?
A mund të këndosh edhe ti si ata?
Ku jetojnë ata?
Duke ua bërë këto pyetje, ju mund të bisedoni me fëmijët tuaj për zogjtë e të mësoni së bashku shumë gjëra për ta. Shikoni foton, ose gjeni edhe foto të tjera nga librat e fëmijëve dhe njehsoni bashkë me fëmijët se sa zogj janë poshtë? Sa janë më lart? Sa janë majtas në foto? Po djathtas? Cili është më i madh? Cili është më i vogël? Sa janë gjithsej? Së bashku mund ta bëni festivalin e zogjve. Secili zgjedh një zog dhe këndon si ai zog…..juria në familje zgjedh cili e fiton vendin e parë. Ju mund ta zgjeroni festivalin edhe me këngë për fëmijë. Nëse dëshironi edhe të kërceni gjatë këngës, ju do të merrni më tepër pikë. Mund edhe të zgjedhni që fëmijët t’i bien një vegle muzikore [tenxhere, tas, kapak, tavolinë, dollap, etj].
Loja zhvillon aftësitë matematikore, ritmin dhe aftësitë muzikore.