Ylli në mes të mollës

Rezultati i pritur: Fëmija përshkruan dhe emërton pjesët e mollës

Materialet dhe mjetet: një frutë molle, enë me ujë, thikë, pjatë.

Zhvillimi i aktivitetit: Merret një shportë plastike dhe mbushet me ujë. Fëmija zgjedh një frutë molle dhe e pastron mirë në ujë të rrjedhshëm. Pas pastrimit, fëmija e vendos mollën në enën me ujë. Me duar prapa shpine mundohet ta kap mollën me gojë. Kap mollën dhe me thikë, nën kujdesin e prindit apo kujdestarit, fëmija udhëzohet dhe ndihmohet ta presë mollën në gjysmë për të gjetur yllin e mollës. Prindi apo kujdestari e pyet fëmijën: Çfarë gjete në mesin e mollës? (fëmija përgjigjet: fara); Në çfarë forme janë të vendosura farat? (fëmija përgjigjet: në formë ylli); Si e ka emrin pjesa e jashtme e mollës? (fëmija përgjigjet: lëvore); Ku është bishti? etj. Pyetjet bëhen në formë bashkëbisedimi.

 

 

 

 

 

Nxiteni fëmijën të flasë për format, ngjyrat dhe pjesët e frutave, p.sh. lëvore e fortë (arra), lëvore e butë (banania), e rrumbullakët, në formë ylli, zemre, e kuqe, e verdhë etj. Lëreni t’i provojë edhe frutat e tjera se cilat rrinë mbi ujë dhe cilat fundosen etj.

Shkarkoni fletën e punës KËTU.