Materialet e nevojshme: Letra, gërshërë dhe ngjitës
Zhvillimi i aktivitetit: Në fleta të bardha apo çfarëdo ngjyre që keni duke i ndihmuar fëmijës suaj formoni zemra të madhësive të ndryshme. Në fleta vizatoni zemra të mëdha dhe të vogla dhe me pas kërkoni nga fëmija juaj t’i presë ato me aq sa mund t’i prejë dhe sigurisht gjithmonë nën asistimin tuaj.
Më pas vazhdoni që këto zemra sikur në foto t’i palosni në mes duke i dhënë formën e duhur si në foto, disa zemra të palosura në mes me një ngjitëse ju japin një formë të bukur të lules e cila do të jetë një zbukurues i bukur i pranverës ku mund ta vendosni në shtëpi kudo.