Materialet e nevojshme: Në një formë katrori ngjisni numrat anë e mbanë, disa fasule dhe disa makarona, dy kove
Aktiviteti: Një lojë që në bazë ka zhvillimin matematikor dhe shumë të qeshura e kënaqësi për fëmijët. Formoni një zar duke krijuar nga një formë kartoni ku mund të ngjisni aty numrat sikur në foto. Ju mjaftojnë të keni fasule dhe makarona apo çfarëdo gjëje që keni në shtëpi që mund të numërohet. Loja fillon duke ia shpjeguar prindi fëmijës kërkesën e lojës, ne kemi një zar këtu me numra, me radhë do ta rrotullojmë, aty ku ndalet, me atë numër ne e mbushim kovën tonë me aq makarona apo fasule. Do të luajmë kështu 10 minuta me radhë, e në fund kur ndalet koha jonë do të numërojmë cili kemi më shumë objekte në kovën tonë, ai që ka më shumë do të jetë fituesi.