Materialet e nevojshme; Një lugë, një dritë e vogël apo pajisjet e mjekut( lodra) 

Një nga frikat me të mëdha të fëmijëve janë shkuarja tek mjeku. Loja tek mjeku i ndihmon shumë ata që të ulet ndjeshmëria ndaj vizitës mjekësore dhe njëkohësisht rrit bashkëpunimin e fëmijës me mjekun. Për këtë ju duhet të flisni me fëmijën se çfarë bën mjeku, dhe pastaj të kërkoni prej fëmijës të bëhet mjeku dhe t’ju vizitojë si pacient. Fëmija mund të përdorë bishtin e lugës për t’jau kontrolluar fytin, dhe pastaj këtë veprim e kryeni ju më fëmijën. Pastaj vazhdoni me kontrollimin e gjoksit, shpinës e me radhë. Gjithashtu mund ta luani rolin e dentistit me radhë, here ju dhe here fëmija. 

Ndërkohë që jeni duke u ekzaminuar shpjegoni fëmijës se çfarë jeni duke bërë, p.sh. po marr frymë thelle, po e nxjerr frymën etj. 

Shfrytëzoni rastin të flisni edhe për vaksinat, dhe procedurën e marrjes se vaksinës. Në këtë pikë nuk duhet të gënjeni fëmijën që nuk dhemb injeksioni, por t’i tregoni që dhemb pak dhe kalon. Ju mund të luani rolin e personit që vaksinohet dhe mund të shpreheni që ju dhëmbi pak, por ju kaloj shpejt. 

Lejoni fëmijën ta eksploroje këtë profesione në mënyrën e tij/saj.