Unë organizoj ditën time

Materialet dhe mjetet: Laps dhe ngjyra të ndryshme dhe një fletë e bardhë.

Zhvillimi i aktivitetit: Le të bëjmë që fëmija jonë vetë të organizojë ditën e vet, duke nisur nga ora kur do të zgjohet, kur do të mësojë, koha për ushqim, shoqëri etj. Lejoni që fëmija vetë të organizojë listën e vet duke e ngjyrosur dhe dizajnuar siç dëshiron. Pasi që e ka të organizuar ditën e vet, listën vendoseni tek dera në dhomën e fëmijës që pas çdo aktiviteti që ai/ajo e kryen të bëjë një tik të madh me ngjyrë të gjelbër apo të vizatojë një yll apo zemër, çfarëdo që e motivon më shumë. Ky aktivitet do ta lejojë atë që të vendosë vetë se si dëshiron ta shpenzojë ditën e vet, dhe përveç që do të ketë të drejtë të vendosë vetë se çka do të bëjë, do të ndihet edhe më i/e motivuar për të kryer detyra të cilat fëmijët në përgjithësi përtojnë t’i kryejnë.

Lista mund të duket sikurse foto më poshtë, por megjithatë fëmija do ta organizojë ashtu siç e mendon dhe dëshiron. Për të qenë kjo listë më e lehtë për fëmijën, vizatoni gjëra afër saj.