Tre-tre-dy
Materialet dhe mjetet: Tasa me ngjyra apo të bardhë (apo edhe letra kartoni), shirit ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren tre tasa me ngjyrë të kaltër, tre të kuq dhe dy të verdhë (në mungesë të tasave me ngjyra, tasave mund t’u vendosen apo mund të mbështillen me letra me ngjyra, por mund të përdoren edhe letra kartoni duke i prerë në rrathë dhe duke i ngjyrosur). Në dysheme vendoset ngjitësi duke formuar nëntë katrorë (mund të vizatohen edhe me shkumës).
Tasat vendosen: në një katror një ngjyrë në mënyrë që të përzihen ngjyrat e tasave (apo kartonëve të përgatitur).
Loja fillon: 1,2,3 dhe fëmija në pjesën e vet dhe prindi në pjesën e vetë, kush më shpejt do t’ renditë tasat një rend një ngjyrë, një rend një ngjyrë dhe rendi i tretë një ngjyrë. Gjatë lojës tasat nuk ngrihen nga dyshemeja vetëm fërkohen për dysheme për të kaluar në katrorin e zbrazët.
Nxiteni fëmijën të përdorë më shumë tasa dhe më shumë katrorë në mënyrë që të formojë modele edhe më sfiduese.
Shkarkoni fletën e punës KËTU.