Ec me top
Zhvillimi i lojës: Merreni një top apo edhe një balonë duke e vendosur mes gjunjëve të këmbëve. Caktohet një “rrugë” që duhet të kalohet duke e bartur topin. Fillohet nga vija e nisjes duke e bartur topin deri te vija e arritjes.Fitues është ai/ajo që ia del të ecë apo kërcejë me top pa i rënë në tokë. Loja është më atraktive nëse ka edhe fëmijë të tjerë që të garojnë se kush arrin në cak i pari.
Në mungesë të hapësirës së oborrit mund të luhet loja “Topi në vrimë”
Merret një pako kartoni e cila prehet në formë tepsie me një lartësi anësore sa madhësia e topit që të mos del jashtë kutisë topi. Merret një top i vogël dhe hapet një vrimë në kuti aq sa të ketë mundësi që topi të kalojë. Fëmija duke e tundur apo lëvizur kutinë në kahje të ndryshme mundohet ta fusë topin në vrimë. Loja luhet aq sa dëshiron fëmija.