Ti je shumë i/e mirë
Zhvillimi i aktivitetit: Dëshironi që fëmija juaj të ketë një ndjenjë rehatie, sigurie, besimi dhe inkurajimi? Krijoni me të një marrëdhënie të fortë dhe pozitive! Duke filluar nga lindja, foshnjat mësojnë se kush janë nga mënyra se si trajtohen. Përmes ndërveprimeve të përditshme, prindërit, të afërmit dhe kujdestarët u dërgojnë foshnjave mesazhe si: ti je i/e zgjuar, i/e mirë, i/e dashur, më pëlqen të luaj me ty, etj. Këto formojnë vetëvlerësimin e foshnjës.
Forcojeni sot marrëdhënin tuaj pozitive duke luajtur ‘Të gjeta’! Vendosni një pecetë mbi fytyrën e tij/saj, dhe pastaj hiqeni atë dhe thoni “të gjeta” – me siguri se fëmijës do t’i plasë e qeshura. Sa herë që ju do të përpiqeni ta vendosni sërish pecetën në fytyrën tuaj ose të fëmijës, foshnja juaj përmes tingujve që do t’i lëshojë dhe lëvizjeve me duar dhe këmbë ju bënë të ditur se ai/ajo dëshiron që ta luajë përsëri lojën. Ajo/ai ndjek rolin e tij/saj dhe vazhdon të luajë derisa të mërzitet. Për sot kaq mjafton.