Globi i borës
Materialet dhe mjetet: kavanoz, ngjitës i lëngshëm pa ngjyrë, dekorime të vogla që mund të vendosen në kapakun e kavanozit, ujë i vakët, grimca letre shkëlqyese etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret një kavanoz dhe hapet kapaku. Në kapak vendosen me ngjitës figura të ndryshme sipas dëshirës së fëmijës (më së miri është të përdoret ngjitësi i nxehtë). Pasi të kapen mirë figurat për kapaku, mbushet kavanoza me ujë të vakët duke shtuar edhe pak ngjitës pa ngjyrë me qëllim që të trashet uji. Në kavanozin me ujë shtohen edhe grimca e letrave me ngjyra. Mbyllet kapaku dhe globi i borës mund të kthehet në pozita të kundërta dhe fëmija shikon se si bora bie lehtë-lehtë mbi “tokë”.