Skulptura ime
Materialet dhe mjetet: Letra kartoni të holla, letra me ngjyra, ngjitës, gërshërë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret letra e kartonit të hollë dhe në madhësinë e fletës A4 vizatohen pesë rrathë nga prindi apo kujdestari dhe priten nga fëmija. Po ashtu, në letrat me ngjyra vizatohen edhe pesë rrathë më të vegjël, dhe prapë pesë rrathë më të vegjël nga rrathët e dytë. Letrat me ngjyra ngjiten nga më e madhja tek më e vogla. Prindi apo kujdestari vizaton me vizore katër vija të cilat më parë maten me vizore duke e ndarë rrethin në katër pjesë. Në vizat e vizatuara fëmija pret me gërshërë deri te rrethi më i vogël. Pasi të priten të gjithë rrathët deri në pikën e caktuar, kapen rrathët mes vete duke krijuar një skulpturë. Sipas dëshirës mund të përgatiten më shumë rrathë që skulptura të bëhet edhe më e madhe dhe më e interesante.