Shporta sensorike – zogjtë dhe vezët
Zhvillimi i aktivitetit: Kjo është një lojë e mrekullueshme imagjinative dhe mundësi për eksplori të materialeve dhe teksturave të ndryshme.
Për këtë aktivitet nevojitet në një shportë apo enë të thellë në të cilën duhet të vendosni materiale me tekstura të ndryshme. Filloni duken vendosur fije të verdha letre, fije peri me ngjyrë të verdhë, pupla, degëza, gjethe, dhe preni sfungjer në formë zogjsh apo çfarëdo materiali të përshtatshëm që keni në shtëpi. Në qoftë se keni vezë plastike nga Kinder vezët, vendosni aty po ashtu duke vendosur zogjtë nga sfungjeri brenda tyre. Ftojeni fëmijën t’i hapë vezët për ta nxjerrë zogun duke i treguar se si zogjtë dalin nga vezët.
Lejojeni fëmijën të luajë i lirë. Ai poashtu mund të provojë të ndërtojë një fole zogjsh nga materiali të cilin ju ia ofroni.