Materialet e nevojshme: Letër të bardhë, ngjyra të ndryshme.
Aktiviteti: Çdo fëmijë arrin të kuptojë emrin e tij qysh nga fëmijëria e hershme. Duke e pare çdo ditë të jetës së tyre së anëtarët e tjerë të familjes lexojnë dhe shkruajnë, fëmijët mundohen t’i marrin për model të rriturit e shtëpisë, marrin librin dhe bëhen sikur po lexojnë, ose marrin lapsin dhe e shtypin atë në mure ose fletë. Ëndrra e çdo fëmije është në fillim të dijë të shkruaj emrin e tij. Kjo mënyrë mund të shërbejë shkëlqyeshëm për përgatitjen e duarve për të mbajtur lapsin nën kontroll. Në fillimisht bëjmë gjurmët e shkronjës së parë të emrit të fëmijës, dhe ai do të ndjek atë gjurmë, pra do të marrë lapsin dhe mbi atë hijezim do të mundohet të krijojë emrin e tij. Do të jetë një përvojë mjaft e rëndësishme për zhvillimin e aftësive motorike dhe përgatitjes së duarve.