Në këndin e dashur
Zhvillimi i aktivitetit: Asnjëherë nuk është herët për t’iu lexuar fëmijëve. Tashmë besojmë se e keni caktuar këndin e dashur të leximit në shtëpinë tuaj. Merrni një libër me figura dhe lexojini ngadalë e qartë fëmijës suaj storien e librit. Tregojini figurat një nga një dhe luani me intonacionin e zërit tuaj.