Materialet e nevojshme: Vetëm një vizore
Zhvillimi i aktivitetit: Ju mjafton të keni një vizore në shtëpi që ta luani lojën e djathtë e majtë.
Vendosni mbi tavolinë një vizore, ose nëse nuk keni vizore, ju mjafton një shall sa për ta vendosur në mes të tavolinës. Nëse fëmija akoma nuk e ka mësuar dallimin në mes të majtës dhe të djathtës, kjo lojë do ta ndihmojë shumë në këtë pjesë, dhe nëse fëmija juaj e din dallimin në mes të majtës dhe të djathtës, atëherë me këtë lojë ju do ta përforconi më shumë këtë njohuri.
Shpjegoni fëmijës anën e majtë dhe anën e djathtë, e më pas kërkoni t’i emërtojë gjërat që keni në dhomë në anën e djathtë dhe gjërat që keni në dhomë në anën e majtë. Vizorja do të udhëzojë që të ndajmë në mes tavolinën dhe të flasim për objektet në anën e djathtë dhe në anën e majtë. Më pas kërkoni nga fëmija juaj që të marrë objekte të caktuara nga dhoma dhe t’i vendosë ato në anën e majtë të tavolinës dhe tjerat në anën e majtë. Ky aktivitet ndihmon në zhvillimin fizik, logjik dhe planifikimin hapësinor të fëmijës suaj.