Rezultati i pritur: Fëmija jep idetë e tij/saj se si do ta realizojë lojën.
Materialet dhe mjetet: Balonë, pip lëngjesh, penj, shirit ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret peri dhe kalohet nëpër pipin e lëngut. Të dy skajet e perit lidhen fort për objekte të forta, p.sh. në dy karrige kuzhine. Pasi të fryhet balona (tullumbacja), me një shirit ngjitës fiksohet për pipin e lëngut dhe vendoset në fillim të perit afër lidhjes së saj për karrige. Maja e balonës nuk lidhet por kapet fort me dorë që të mos dalë ajri, apo me kapëse rrobash për tharje. Loja fillon duke e lëshuar dorën nga balona dhe vetëm shihni se si fluturon ajo. Sipas dëshirës së fëmijës, balona mund të vizatohet apo edhe të dekorohet me materiale të ndryshme.