Qyteti im
Sa e njohim Kosovën tonë? Sot në këndin e leximit merrni një libër ose hartën e Kosovës dhe bisedoni me fëmijën për qytetet e Kosovës. Tregojini sa qytete ka, për çfarë njihet secili prej tyre, me cilën shkronjë fillon emri i qytetit, etj. Stimulojeni fëmijën që t’i përshkruajë përvojat e tij/saj nëse ka udhëtuar nëpër qytetet tjera dhe çfarë mban mend prej këtyre udhëtimeve. Shikoni në hartë si duket forma e secilit qytet.
Cili është kryeqyteti i Kosovës?
– Së bashku mund t’i vizatoni shkronjat e para të disa qyteteve, dhe më pas fëmijët i ngjyrosin apo i presin ato me gërshërë
– Fëmija mund të gjejë 1-2 fjalë të tjera që fillojnë me atë shkronjë ose e përmbajnë atë shkronjë në emërtimin e tyre
– Fëmija mund t’i punojë me plastelinë shkronjat e qytetit tuaj ku banoni
– Për ditën e Europës, ju mund ta bëni apo edhe ta vizatoni flamurin e Europës dhe ta vendosni shkronjën e qytetit tuaj në të.