Çerdhen do ta ruaj
Materialet dhe mjetet: Pako të lëngjeve apo të qumështit, materiale të ndryshme të cilat gjenden në shtëpi.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën se çfarë ndodh me zogjtë të cilët nuk mund të shtegtojnë si lejleku dhe dallëndyshja? Si duhet të kujdesemi për ta? Si mund t’ua ndërtojmë një çerdhe atyre? Lejoni fëmijën të japë idetë e tij/saj se si mund t’i ndihmojë zogjtë dhe si do të duket foleja që do ta ndërtojë për zogjtë. Foleja punohet sipas idesë së fëmijës dhe materialeve që gjenden në shtëpi por mund të merren edhe modelet e dhëna.