Posteri i rregullave
Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë, karton, ngjitës, ngjyra,…
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedimi me fëmijen mbi rregullat e tyre rreth familjes dhe shokët e lagjes.
U kërkohet fëmijeve nëse kanë ndonjë mendim ose ide tjetër rreth rregullave. Çfarë mund të shtojmë? Si mendoni ju për sjelljet me shokët e lagjes? Dhe pasi mbledh mendimin e tij, e vendosë mendimin me disa letra të vogla. Fëmija ngjitë letrat e bardha me një karton që simbolizojnë dritaret, i vendos ato në mure për të përseritur me prindër. Përdorni disa ilustrime sipas dëshirës së fëmijës.
Fleta me rregulla apo posteri vendoset në një vend të dukshëm për fëmijën, dhe poashtu në lartësinë e duhur, pa patur nevojë fëmija të ngre kokën lart.
Nxiteni fëmijën të jap më shumë shembuj të respektimit të rregullave.