Planetet

Sot do të shkojmë në një shëtitje imagjinare në majen e një bjeshke shumë të lartë në Kosovë. Qëllimi është që të njoftohen me sistemin tonë diellor, planetet. Fëmijët janë kureshtarë dhe ky aktivitet mund ta shtojë kureshtjen e tyre për botën që na rrethon.

Për t’u ndihmuar fëmijëve që ta kenë një udhëtim sa më të këndshëm, fillimisht ua tregoni fotot të cilat i janë bashkangjitur këtij aktiviteti.

Ndërkohë që ia tregoni planetet përmes  një cope të errët xhami, fëmija mund ta shohë diellin gjatë ditës dhe ta krahasojë me atë që sheh në figurën e bashkangjitur. Shpjegojani fëmijës që planetet e tjera nuk mund t’i shohë pasi që janë shumë të vegjël. Ndërkohë shfrytëzoni këtë eksperiment edhe gjatë natës për t’i parë yjet me një llupë apo xham zmadhues nëse e keni.

Pamjet e diellit i shoqëroni me pyetje rreth dobishmërisë së diellit, yjeve si dhe hënës.

Pse i duhet dielli tokës?

Pse i duhet dielli njeriut?