Pikturë me kripë
Materialet dhe mjetet: kripë, ngjitës, ngjyra të ujit, brushë (dekorimet sipas dëshirës).
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën se si duket forma e bredhit (në formë trekëndëshi) duke e pyetur “Nga cila pjesë do të fillosh të punosh me ngjitës, nga lart-poshtë apo nga poshtë- lart? Cila pjesë e bredhit është më e ngushtë e cila më e gjerë? Me çfarë vija do ta pikturosh bredhin (me vija të lakuara)?”. Fëmija vizaton vijat e bredhit duke u bazuar në modelin e dhënë. Më pas, me ngjitës përshkon vijat e bredhit. Merr një tas kripë dhe e spërkat vizatimin. Fleta e punës tundet me duar me qëllim që kripa të kapet më mirë në ngjitës. Pjesa e tepërt e kripës largohet nga fleta e punës. Merret ngjyra e gjelbër me pak ujë dhe me brushë ngjyroset kripa. Dekorimi i bredhit mund të bëhet sipas dëshirës, duke i ngjyrosur drita me ngjyra të tjera ose duke i vendosur rruaza të vogla.
Shkarkoni fletën e punës KËTU.