Paleta e emocioneve

Materialet dhe mjetet: Pasqyrë, kub me foto të emocioneve të ndryshme

Organizimi i aktivitetit: Sot vendoseni fëmijën tuaj përballë një pasqyre e cila duhet të jetë në një madhësi të atillë që fëmija të shohë të tërë pasqyrimin e tij/saj. Në fillim, kërkoni nga fëmija që t’i emërtojë pjesët e trupit. Më pas luani lojën unë jam i/e: gëzuar, shqetësuar, trembur, etj… dhe fëmija bën mimikën si emocioni që ju i kërkoni.

Për fëmijë që janë më të rritur,  ju mund të krijoni një kub dhe të  vendosni fytyrat me emocione në cdo faqe të kubit. Nxiteni fëmijën që të hedhë kubin dhe inkurajoje që të tregojë se çfarë emocioni shpreh figura në çdo hedhje të kubit.

Sugjerim:

Krijoni mundësi që fëmija të flasë për emocionet e tij/saj.