“Kush e ndërroi vendin?”
Rezultati i pritur: Fëmija gjen frutat të cilën ndërruan vendin
Materialet dhe mjetet: Pemë dhe perime të ndryshme apo kartela me ilustrime të frutave
Zhvillimi i aktivitetit: Për këtë lojë merren pemë, perime të cilat gjenden në shtëpi. Një pemë dhe perime për secilin lloj. Psh.një mollë, një qepë etj.Bëhen bashkë nga dy fruta duke i renditur sipas dëshirës.
Fëmija i shikon mirë dhe më pas mbyll sytë apo kthen kokën mbrapa.
Prindi apo kujdestari ua ndërron vendin njërit grup psh.
Pas ndërrimit të vendeve, fëmija kthen kokën dhe tregon se cilat fruta kanë ndërruar vendin. Nëse fëmija e qëllon grupin që ka ndërruar vendin ai grup largohet nga loja duke mbetur më pak grupe. Loja vazhdon derisa të qëllohen grupi i frutave që kanë ndërruar vendin.
Të shtojmë të qeshura dhe emocion duke u gëzuar kur qëllon, ta lavdërojmë fëmijën për kujtesën e shpejtë.
T’i ndërrojmë rolet tani, fëmija udhëheq lojën dhe ne mundohemi të mos e qëllojmë çdo here, dhe sa herë që nuk e qëllojmë të mos dëshpërohemi por të bëhemi model para fëmijës duke thënë p.sh.: “Ahhh… do ta provoj herën tjetër më mirë”.
Loja mund të luhet edhe me karta të frutave apo frutat lodra.
Nxiteni fëmijën të luajë edhe me më shumë grupe të frutave apo kartave me figura të ndryshme.