Materialet e nevojshme: Fleta dhe lapsa

Zhvillimi i aktivitetit: Një lojë që ka në bazë zhvillimin matematikor të fëmijës do të fillojë me një pergatitje të thjeshtë paraprake. Tregoni fëmijës që sot do të luani me numra duke i bërë numrat sa më atraktiv për ta. 

Në mur ngjitni numrat vetëm nga 1 deri në 5 me fleta dhe jepni udhëzimin fëmijës që ju do të thoni numrin dhe fëmija do të shkojë të prekë atë numër duke e goditur aq her sa tregon numri. Shembull: Kërkoni nga fëmija që kur ju thoni preke numrin 2 fëmija ta godasë atë dy her, kur ju thoni prek numrin 4 fëmija ta godasë me dorë 4 her dhe kështu me radhë. 

Mjafton ketë loje deri tek numri 5 nëse e bëni, por kjo loje është shumë e mirë për të kuptuarit e sasisë se numrave përmes lojës.