Tregim pa fjalë “Djali dhe zogu”
Materialet dhe mjetet: ilustrimi i dhënë si model (mund të përdoren edhe modele të tjera në faqe interneti, p.sh. https://www.flickr.com/photos/mpfluegner/3761762483/, http://steshka.ru/syuzhetnye-kartinki-dlya-detej).
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën, shikojeni së pari në heshtje. Pyeteni: si dëshiron t’ia vëmë emrin këtij djali? Vazhdoni bisedën për secilën fotografi, duke filluar me pyetje nga fotografia e parë dhe e dytë, ndërsa tek fotografitë e tjera fëmija e vazhdon tregimin e vet.
Nxiteni fëmijën të japë mesazh për tregimin e vet, p.sh.: ashtu si unë që dua të jem i lirë, dëshiroj që edhe zogu të fluturojë i lirë.