Mjetet e nevojshme: Fleta të vizatuara me vija-pozita, kapakë, shkopinj të hollë, fasule.
Aktiviteti: Vizatoni në mënyrë të drejtë njeriun me pozita të ndryshme të duarve dhe këmbëve.
Gjeni shkopinj, kapakë për t’i modeluar vijat e bëra në fletë.
Ky aktivitet do t’i ndihmojë fëmijët t’i zhvillojnë aftësitë modeluese, motorike dhe të koordinimit sy–dorë. Pas përfundimit të modelimit, fëmijët mund t’i vazhdojnë ushtrimet trupore duke i bërë të gjithë së bashku.