Koha për përrallë
Zhvillimi i aktivitetit: Asnjëherë nuk është herët për t’ia prezantuar fëmijës përrallat dhe librat. Pavarësisht moshës së fëmijës, merreni afër vetes dhe duke e parë në sy tregojini një përrallë për vendin që juve ju pëlqen. Zëri juaj dhe mimika e fytyrës do ta ngacmojë fëmijën për t’ju dëgjuar. Përfshini në përrallë edhe librin me foto ose objekte që fëmija tashmë i njeh dhe luan me to.