Dita e përrallës
Zhvillimi i aktivitetit: Asnjëherë nuk është herët për ta prezantuar fëmijën me përrallat, historitë, tregimet, librat, etj.
Në këndin e librave në shtëpi, uleni fëmijën përballë vetes dhe lexojini ngadalë një përrallë ose tregojini një tregim. Stimulojeni që t’i shfletoni bashkë faqet e librit. Intonacioni i zërit tuaj dhe të lexuarit ngadalë dhe qartë janë shumë të rëndësishme për fëmijën. Përpiquni që të mbani kontaktin me sy kur i lexoni tregimin dhe shprehni emocionet e ndryshme përmes mimikës suaj.