Vargëzojmë makarona
Për këtë aktivitet nevojiten disa makarona të formës cilindrike dhe disa fije shpageta. Rregullat e lojës janë: futet një fije shpagete në gojë nga njëra anë dhe me anën tjetër të shpagetës marrim makaronat, pa të drejtë të përdorimit të duarve. Loja luhet nga dy persona me qëllim që përveç sfidës së kapjes së makaronave është edhe argëtuese se kush më shumë po vargëzon makarona.
Sipas dëshirës së fëmijës pas kësaj loje mund të ngjyrosen makaronat me ngjyra të ndryshme dhe të vargëzohen duke përdorur një fije peri të trashë dhe të fortë që më lehtë të vargëzohen.
Po ashtu, mund të përdoren edhe pipat e lëngjeve me ngjyra. Pipat prehen me gjatësi sipas dëshirës dhe po ashtu vargëzohen ngjyrat sipas dëshirës.