Mjetet e nevojshme: Enë e thellë me vrima të vogla (pipa), arushë i vogël.
Aktiviteti: Fëmijët ndihen të entuziazmuar në momentet kur nga ta kërkohet një kujdes i veçantë në lojëra të cilat të bëjnë të ndihesh i gëzuar.
Fëmijët mund të zhvillojnë aftësi të mira motorike, të mësojnë planifikimin hapësinor dhe të kënaqen në lojë.
Një enë e gjatë ose gotë e mbushur me vrima të vogla. Fëmija fillimisht duhet t’i vendosë pipet në të dyja anët, deri sa të arrijë ta mbush gotën me një sasi mesatare. Pastaj merrni një ari të vogël dhe vendoseni mbi pipet. Filloni t’i hiqni pipet një e nga një, duke pasur kujdes të mos rrëzohet ariu në tokë. Pra, hiqni vetëm ato pipe të cilat nuk e prishin lojën (në vend të ariut mund të vendosni çfarëdo që dëshironi).