Luajmë “pazëll” (plotësimi i enigmës)
Materialet dhe mjetet: dy mbajtëse vezësh, ngjyra të ujit, gërshërë, brushë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren dy mbajtëse vezësh nga kartoni të madhësive të njëjta. Në njërën mbajtëse, duke shikuar format e lojës “pazëll”, fëmija i kopjon duke i shënuar me brushë me ngjyra të ujit nga një pikë vetëm sa për ditur se kah duhet të pritet. Ngjyrat për format përzgjidhen sipas dëshirës së fëmijës. Pasi fëmija të ketë bërë shenjat e formave, prindi apo kujdestari i pret format. Format e prera ngjyrosen nga fëmija, të cilat më pas lihen që të thahen.
Pas tharjes së formave, fëmija i vendos format e prera mbi mbajtësen tjetër, duke plotësuar pjesët e një tërësie. Fëmija do të gjejë forma të ndryshme të plotësimit të enigmës.
Në mungesë të mbajtëseve të vezëve, loja “pazëll” mund të punohet edhe me letra kartoni dhe fleta me ngjyra.