Lojë “Pas pranverës vjen vera, e më pas kush vjen?”
Materialet dhe mjetet: kuti kartoni, gota të plastikës, ngjitës, top i vogël, fotografi me karakteristika të stinëve.
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e/-ja ligjor/-e përgatit kutinë e kartonit duke u kujdesur për gjerësinë ku do të vendosen gotat me ngjitës në të katër anët kutisë. Bashkëbisedohet se çfarë fotografie nevojitet apo do të vizatohet ndonjë figurë për secilën stinë. P.sh., çfarë mund të vizatojmë për pranverën? (luleborën), kur nxeh dielli më shumë?(verës), atëherë për verën merret fotografi e diellit apo vizatohet dielli. Po për vjeshtën çfarë fotografie mund të marrim? Për dimrin? Fotografitë apo vizatimet duhet të jenë të vogla sepse ato do të ngjiten në tasin e plastikës. Pyetet fëmija: “Cila stinë është e para? Kush vjen pas kësaj stine? Po pas kësaj?” Fëmija bën renditjen e gotave sipas stinëve dhe prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e/-ja ligjor/-e i ngjet gotat në anët e kutisë nga brenda. Merret një top pingpongu dhe topi duhet të bie nga një gotë në gotën tjetër teksa kutia rrotullohet.
Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e/-ja ligjor/-e e pyet fëmijën se nga cila stinë dëshiron ta nisë lojën. Loja vazhdon me pyetjet e prindit apo kujdestari/-ja ligjor/-et/-es ligjor/-e, si p.sh., nëse fëmija e ka filluar lojën nga pranvera, “Kush është pas pranverës?” Fëmija e rrotullon kutinë që të bie topi në tasin e verës. Nëse prindi pyet: “Cila stinë është para pranverës?”, fëmija rrotullon në kahun e kundërt kutinë që topi të bie në stinën e dimrit. Loja vazhdon aq sa fëmija ka interesim.