Materialet e nevojshme.  Kutia e mbajtëses se vezëve, ngjyra uji të kuqe dhe të zezë dhe brushë. 

Ky aktivitet zhvillohet së bashku me fëmijën me qëllim të ndihmës që mund t’ju nevojitet për të dizajnuar nuse lalën. Mbështetja juaj duhet të jetë në nivel të instruksioneve, dhe jo t’i bëni për fëmijët. Mbasi ngjyrosen me të kuqe, lihen të thahen dhe pastaj vendosen pikat dhe sytë.  Mund të përgatiten deri në 20 copa të tilla, dhe pasta fillohen të rënditen sipas një numri të rastësishëm. P.sh. fëmijës i thuhet shtatë, dhe ata duhet të rendisin 7 prej tyre.  Aty ku fëmija ka nevojë për ndihmë mbështetet në grumbullimin e nuse lalave. 

Mund t’i përgatitni nuse lalat me pika të zeza të cilat ndryshojnë në numër, kështu që fëmija mund të klasifikojë në grupe sipas numrit të barabartë të pikave.