Loja “Ec dhe bart me duar”
Rezultati i pritur: Fëmija ec dhe bart me duar kapakët
Materialet dhe mjetet: kapakë të shisheve, letra të copëtuara, shportë apo ndonjë kuti kartoni etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Për këtë lojë mund të përdoren kapakë të shisheve apo në mungesë të tyre merren disa letra dhe ndahen në copa të vogla. Kapakët apo letrat e copëtuara shpërndahen në dysheme. Prindi apo kujdestari mban me duar këmbët e fëmijës. Fëmija ec me duar dhe bart kapakët deri te vendi apo shporta e vendosur.
Që loja të jetë më interesante, kapakët e shisheve vendosen sipas një rregulli të caktuar bashkërisht nga fëmija me prindin apo kujdestarin, p.sh., nëse kanë vendosur që kapaku i parë të jetë i gjelbër, i dyti i kuq, i treti i verdhë etj., atëherë duhet të vazhdojë vargu sipas rregullit të caktuar. Pas të verdhës, e gjelbër, pas të gjelbrës, e kuqe, e kështu me radhë derisa të mos ketë kapakë që nevojiten.
Loja është më interesante kur fëmija mbledh pjesët e enigmës dhe formon figurën e plotë të saj.