Varëse për gjyshen
Materialet dhe mjetet: makarona, ngjyra uji, penj apo kordele, rruaza, pipa lëngjesh me ngjyra, gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Përzgjidhet materiali me të cilin do të punohet sipas materialeve që janë në dispozicion dhe sipas dëshirës së fëmijës. Merren ngjyrat e ujit dhe me brushë ngjyrosen makaronat me ngjyrat e përzgjedhura. Pasi të thahet ngjyra, merret një kordele apo pe i trashë dhe vargëzohen sipas dëshirës së fëmijës.
Për varëse mund të përdoren edhe pipa lëngjesh me ngjyra të cilat priten me gërshërë në madhësi sipas dëshirës së fëmijës.
Pas punimit të varëses, fëmija ia vendos gjyshes në qafë duke e uruar që ta mbajë me shëndet.