Dëgjoni përrallën time

Materialet dhe mjetet: lodra të ndryshme.

Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën rregulloni një karrige dhe emërtojeni sipas dëshirës së fëmijës, p.sh.: “Karrigia e imagjinatës”. Karrigia zbukurohet sipas dëshirës, duke e imagjinuar një karrige mbreti apo mbretëreshe. Fëmija vishet me rrobat që i pëlqen më shumë, zgjedh dy apo tri lodrat që i pëlqen më shumë dhe vendos se si do ta emërtojë përrallën e tij/saj. 

Fëmija nis të tregojë… “Dëgjoni përrallën time. Përralla ime mban emrin “Vetura e kuqe”, (fëmija vendos vetë se si do ta titullojë përrallën e tij/saj) dhe vazhdon të thurë ngjarjen sipas dëshirës së tij/saj. Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e/-ja ligjor/-e vetëm mund ta nxisë përmes pyetjeve që përralla të jetë sa më e gjatë në mënyrë që fëmija të mundohet të gjejë më shumë fjalë e të krijojë ngjarje të reja. Kërkoni nga ai/ajo që përrallën t’ua rrëfejë edhe personave të tjerë të dashur. 

Nxiteni fëmijën të modelojë personazhet e përrallës së tij/saj me plastelinë.